Kosova
Kjo është gjendja momentale në pikat kufitare të Kosovës
Deri në 40 minuta pritje
Vera gjithmonë sjellë kolona në pikat kufitare të Kosovës, kjo për shkak ardhjes të bashkatdhetarëve në pushime.Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot kolona janë shkaktuar në pikëkalimin kufitar Merdare, në hyrje deri në 300 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra.
Pritjet në këtë pikëkalim janë deri në 40 minuta.
Po ashtu kolona deri në 130 metra në hyrje janë shkaktuar edhe te Dheu i Bardhë, ndërsa pritjet janë deri në 25 minuta. Kurse sipas njoftimit të kësaj qendre në pikëkalimin Muçibabë janë shkaktuar kolona në dalje deri në 30 metra.
Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata. Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në ueb faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












