Kosova
Kjo është kërkesa e Osmanit për MPJ të Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërparlamentar, në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ajo ka thënë se ndër synimet e kësaj legjislature mbetet edhe anëtarësimi i Kosovës në disa mekanizma parlamentarë, në të cilat ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme.
Më tej, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga Cakaj koordinim më të madh ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për politikën e jashtme. Sipas saj, nevojiten qëndrime të përbashkëta për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në këtë kontekst, Cakaj ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve është në plan bashkimi i disa ambasadave e konsullatave, të cilat përveç se një shfrytëzim racional, do të përbëjnë edhe një mesazh politik.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dy shteteve nuk është në nivelin e duhur, duke u zotuar për të shmangur pengesat.
Kryekuvendarja Osmani kërkoi heqjen e barrierave jotarifore për bizneset kosovare që operojnë në Shqipëri.
Kurse ministri Cakaj, duke premtuar ndihmë në këtë drejtim, ka thënë se është koha për një momentum të ri në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve.
Në këtë takim është diskutuar edhe koordinimi për ta mbështetur diasporën shqiptare, si dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.
Pala shqiptare i bëri ftesë zyrtare kryekuvendares Osmani që në një të ardhme të afërt ta zhvillojë një vizitë zyrtare pune në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve













