Kosova
“Klithma”, shpërblehet në Bosnjë e Hercegovinë
“Filmi “Klithma” është një film i mrekullueshëm, me një temë serioze, veçanërisht për popujt e Ballkanit”, ka deklaruar Alen Drljević, regjisor nga Bosnja/anëtar i jurisë, të cilën e përcjellë për telegrafi.com, drejtori i fotografisë së filmit “Klithma”, Almir Djikoli
Filmi i shkurtër kosovar “Klithma”, në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer me çmimin “BEST CINEMATOGRAPHY” në konkurrencën e filmave të shkurtër, të cilën e ndan çdo vit Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjë e Hercegovinës.
Lajmin e ka bërë të ditur për telegrafi.com regjisori Korab Lecaj.
“Sapo e kemi marrë një lajm të madh për filmin tonë. E vlerësoj shumë këtë çmim për faktin se Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës është një Asociacion me reputacion jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, por në të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë”, ka thënë regjisori Lecaj.
Ndërsa drejtori i fotografisë së filmit “Klithma”, të cilit i është ndarë çmimi në Sarajevë, Almir Djikoli, ka thënë se është i gëzuar për këtë vlerësim të Asociacionit të Kinematografëve të Bosnjë e Hercegovinës.
“Unë kam marrë shumë vlerësime të mira për fotografinë dhe në përgjithësi për filmin “Klithma”, nga anëtarët e jurisë”, ka thënë Djikoli.
Ai ka veçuar deklaratën e regjisorit të njohur boshnjak, Alen Drljević, i cili ka qenë anëtar i jurisë. “Filmi “Klithma” është një film i mrekullueshëm, me një temë serioze, veçanërisht për popujt e Ballkanit”, ka deklaruar Alen Drljević, regjisor nga Bosnja/anëtar i jurisë, të cilën e përcjellë për telegrafi.com, drejtori i fotografisë Almir Djikoli.
Ndryshe, filmi “Klithma”, në regji të Korab Lecajt, skenarin e të cilit e kanë shkruar Korab Lecaj dhe Hazir Haziri, me producent Besar Zahitin, deri më tani është shpërblyer për “Best Short Film” në West Nordic Internatioal Film Festival në Norvegji, për “Montazhin më të mirë”, është shpërblyer në 7th Indian Cine Film Festival në Mumbai të Indisë, për “Skenarin më të mirë” është shpërblyer në festivalin “Hyjnesha në fron” në Prishtinë.
Filmi flet për pasojat psikologjike të burrave shqiptarë të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.
Në rolet kryesore luajnë: Hazir Haziri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci-Nixha, Arjola Demiri, Kaltrinë Zeneli, Rajmonda Ahmetaj, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin













