Futboll

Klopp injoroi edhe një herë Shaqirin

Xherdan Shaqiri edhe një herë u la në bankën rezervë nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp

Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, duke e bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Por, edhe në këtë ndeshje nuk është inkuadruar Xherdan Shaqiri. Ndeshja e tij e fundit është në muajin shkurt, derisa në vitin 2019, ka pasur shumë pak minuta, shkruan albinfo.ch.

Gazeta e afërt me klubin e Liverpoolit, ‘Liverpool Echo’ raporton se Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me angazhimin që Xherdan Shaqiri e bën në fazën mbrojtëse dhe kjo është arsyeja kryesore pse trajneri gjerman nuk është duke llogaritur në yllin shqiptar tash e tetë ndeshje.

Ky veprim i Kloppit i ka irrituar tifozët e Liverpoolit, të cilët në “Twitter” nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre. “Pse Jurgen Clopp ia bëri këtë Shaqirit”, “Shaqiri nuk e ka merituar këtë”, “Ai duhej të inkuadrohej më herët. U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”, “Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”, “Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit”, e shumë komente të tjera kanë bërë fansat në Twitter.

Vetë Xherdan Shaqiri nuk ka folur asnjëherë për këtë situatë, derisa vazhdon të ketë shumë pak minuta me Jurgen Klopp.