Futboll

Klopp: Nuk kam mosmarrëveshje me Shaqirin

“Nuk kisha mosmarrëveshje me Shaqirin, për të qenë i qartë,” tha trajneri i Liverpulit.

Britmat e Jürgen Klopp drejtuar Xherdan Shaqirit vijon të jetë pjesë e lajmeve më të rëndësishme sportive. Gjatë konferencës së sotshme për shtyp, gjermani sqaroi edhe njëherë se debati erdhi si pasojë e goditjes së lirë në minutën e 97, ku Shaqiri dhe Jordan Henderson ndodheshin pranë topit, kurse ekzekutimin duheshte ta bëjë Mohamed Salah, shkruan albinfo.ch. Në fund topi u gjuajt nga Henderson.

“Nuk kisha mosmarrëveshje me Shaqirin, për të qenë i qartë,” tha trajneri i Liverpulit.

Në anën tjetër, mediat britanike flasin se debati ka qenë më i ashpër dhe kjo lidhet edhe me rrëzimin e Shaqirit, i cili në vend që të ngrihej dhe të shkonte të mbronte klubin, ai mbeti duke protestuar ndaj referit – për të kërkuar 11 metërsh.