CH-Ballkani
Klosi në Zvicër, takime për arsimin profesional dhe pensionet
Arsimi profesional do të jetë në qendër të diskutimeve të takimeve që ministri i Shqipërisë për Mirëqenie Sociale, Blendi Klosi, do të zhvillojë në kuadër të vizitës së tij zyrtare treditore në Zvicër.
Gjatë kësaj vizite Klosi do të takohet me drejtoreshën e Institutit Federal për Arsimin dhe Kualifikimin Profesional SFIVET, Cornelia Oertli dhe do të bëjë vizita në disa qendra hulumtimi dhe shkolla profesionale, ku do të bashkëbisedojë edhe me stafet studimore dhe mësimore në këto shkolla.
Ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale do të takohet edhe me Jürg Brechbühl, drejtor i Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore në Bernë.
Në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) minstri i Shqipërisë do të takohet me drejtorin Manuel Sager dhe me Shefen e Departamentit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, Ambasadore Elisabeth von Capeller.
Të martën, në përmbyllje të qëndrimit treditor në Zvicër, ministri nga Tirana do të vizitojë Qendrën e Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit (ICT) të Postës së Zvicrës në Cyrih.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











