Integrimi
Klubi “Eagles” i 11 Gashve, për tre vjet ngjitet në tri liga!
Megjithatë, suksesi në fushë nuk është prioriteti kryesor për trajnerin Gashi. Shumë më shumë peshë ka sipas tij paraqitja, korrektësia e lojtarëve
Me një diferencë gjigante prej 12 pikësh, kur kanë mbetur të luhen edhe dy ndeshje, FC Eagles nga Aarau, vetëm tre vjet pas themelimit pret ë ngjitet serish një ligë më lart. Pra, nga loga e tretë (kantonale) në atë te dytë.
Siç shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”, nuk është vetëm suksesi ai që synojnë lojtarët e tubuar rreth trajnerit të tyre Driton Gashi. Ata luajnë vetëm nga kënaqësia për lojën dhe nuk ngurrojnë aspak edhe të përvjelin mëngët kur, gjatë dimrit për shembull, u duhet të pastrojnë fushën e lojës nga bora, ransmeton albinfo.ch.
“Për njërin nga 11 Gashët e klubit ishte befasues fakti se menjëherë, një vit pas ngjitjes në këtë ligë ia kanë dalë të ngjiten edhe një ligë më lart. “Ne kemi pasur respekt për nielin më të lartë të ligës dhe llogarisnim për një radhitje diku në gjysmën e lartë të tabelës”.
Por, pas humbjes në ndeshjen e parë të sezonit, “Eagles” nuk i ka dhënë më asnjë rast kundërshtarëve, gjegjësisht të gjitha fitoret i kanë ndarë për vete. Megjithëkëtë, sipas 33 vjeçarit Driton Gashi, kjo ngjitje, tri liga për tre vjet ende nuk është diçka e jashtëzakonshme. “E tillë do të bëhet nëse ne sërish do të ngjiteshimedhe një shkallë më lartë”, thotë ai.
Siç u tha më lart, suksesi në fushë nuk është prioriteti kryesor për Gashin. Shumë më shumë peshë ka sipas tij paraqitja, korrektësia e lojtarëve të tij. “Është me rëndësi që ne ta përfaqësojmë me korrektësi kulturën tonë. Më në fund ne kemi përgjegjësi kundrejt bashkatdhetarëve tanë”, transmeton albinfo.ch. Dhe, këtë gjë e kanë arritur “shqiponjat”, pasi që gjatë këtij kampionati janë zgjedhur si ekipi i dytë për fair-play në ligë.
“Pas skepticizmit fillestar, duket se korrektesia jonë tashmë po merret si e vetëkuptueshme”, thotë Gashi. Ai ka mirëkuptim për skeptikët e fillimit pasi që, siç e thotë ai “mjerisht në të kaluarën shumë klube janë sjellë në mënyrë të mjerueshme”.
Për mikpritjen kosovare trajneri i suksesshëm do ta japë një provë më 13 qershor, kur në Schahen, i përcjellë nga një stacion televiziv vendës, do ta organizojë festën e ngritjes një ligë më lart. “Ne duam që t`u shprehim mirënjohjen lojtarëve tanë, dy sponsorëve, pa të cilët nuk do të ishte e mundur e gjithë kjo por edhe tifozëve tanë që gjithmonë janë sjellë me korrektësi”.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut













