Lajme
Koalicioni i gatshëm për ta firmosur garancinë e presidentit Ivanov
Partitë politike që përbëjnë shumicën e re parlamentare në Maqedoni janë të gatshme të firmosin një deklaratë, të cilën e kërkon Ivanov, ku theksohet se programi qeveritar do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit
Lidhje Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) ka dhënë sinjale pozitive për ta pranuar kushtin e presidentin Gjorgje Ivanov, që qeverisja e saj të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Maqedonisë. Pas nënshkrimit të deklaratës, Ivanov duhet t’ia jap mandatin liderin opozitar, Zoran Zaev që ta formoj qeverinë e re.
Justifikimi më i fundit i presidentit Gjorgje Ivanov për zvarritjen e dhënies së mandatit qeveritar ishte pikërisht garancia se me programin e tyre, forcat e mazhorancës nuk do të shkelin dokumentin themeltar dhe integritetin e Maqedonisë.
LSDM, BDI dhe BESA tani shprehen të gatshme të garantojnë karakterin unitar të kombit, duke qëndruar brenda kornizave kushtetuese. “Të gjithë shumë mirë i dini garancitë e shumicës së re parlamentare për unitarizmin e shtetit. Në fakt unitarizmi në asnjë moment nuk ishte i rrezikuar. Këtë shumë mirë e dini dhe sapo të krijohen kushte, një orë e më parë atë që e kemi deklaruar në programin për qeverisje do t’ia themi edhe Ivanovit. Është koha e fundit që ai të respektoj Kushtetutën dhe sa më parë t’i jep mandatin ZoranZaevit dhe të formohet qeveri të re”, tha DamjanMançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili i dërgoi letrën Ivanovit me kërkesën për dhënien e mandatit Zaevit tha se VMRO-DPMNE duhet të pajtohet me faktin se në Kuvend është formuar shumicë e re me një program të qartë dhe se presidenti duhet të veproj në bazë të kushtetutës
“Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se shumica parlamentare duhet ta aplikojë dhe realizojë programin e saj sepse në bazë të asaj programi populli ia ka dhënë përkrahjen në udhëheqjen e shtetit. Ndoshta kjo në shikim të parë duket si antagonizëm i tejkalueshëm, por nuk është ashtu“, u shpreh Talat Xhaferi Kryetar i Kuvendit.
Nga BDI-ja e Ali Ahmetit përkrahin liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe garancitë që ai do t’ia dorëzojë kreut të shtetit Gjorgje Ivanov. “Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzoj Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re”, njoftojnë nga BDI.
Edhe nga Lëvizja Besa deklaruan se Zoran Zaev dhe LSDM-ja kanë përkrahjen në aspektin e garancive që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit. “Ne si Lëvizje Besa do ta mbështesim deklaratën apo garancitë të cilat i kërkon Ivanovi për programin qeveritar i cili është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”, u shpreh Faton Fazliu Lëvizja Besa.
Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët thonë i takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.
“Mandatar është ZoranZaev, ai duhet të shkon dhe të arsyetohet ose të çon letër deri tek kryetari i shtetit. Ne si parti politike shqiptare që e përkrahim shumicën parlamentare ende nuk kemi vendos as për hyrje në qeveri dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë me presidentin pasi që mendojmë se ai s’ka edhe kredibilitet. Përveç asaj ai është edhe fajtor i gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë pesë gjashtë muajve të fundit në Maqedoni”, deklaroi Arben Taravari Aleanca për Shqiptarët.
Afati i dorëzimit të mandatit skadon në 19 maj.
Në mediat vendase kanë nisur të qarkullojnë informacione zyrtarisht mbi përbërjen e qeverisë Zaev. Sipas tyre, partitë shqiptare mund të marrin Ministrinë e Drejtësisë, Ekonomisë, Shëndetësisë, Shkencës dhe Arsimit, Pushtetin Lokal dhe atë të Kulturës. Njëra nga ministritë më të përfolura se do t’i takoj shqiptarëve, ajo e Punëve të Brendshme sipas këtyre deklaratave do t’i takoj LSDM-së.
E-Diaspora
-
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













