Lajme
Kobe Bryant ka qenë nxënës në Zvicër: Ja si e kujtojnë shokët
Kobe, adoleshent atëbotë shkonte në shkollë në Bazel, më saktësisht në Bottmingen BL, ku funksiononte Shkolla Ndërkombëtare Basel (ISB)

Superylli i basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën në një përplasje me helikopter, ka lënë gjurmët e tij edhe në Zvicër. Kobe ka jetuar në Mulhouse (Francë, afër kufirit me Zvicrën) në vitin 1991, ku ishte i angazhuar babai i tij Joe, gjithashtu një profesionist i basketbollit, shkruan 20minuten.ch. Por Kobe, adoleshent atëbotë shkonte në shkollë në Bazel, më saktësisht në Bottmingen BL, ku funksiononte Shkolla Ndërkombëtare Basel (ISB).
ISB ka përkujtuar të hënën ish-nxënësin e saj të famshëm në një postim në Facebook, transmeton albinfo.ch. “Komuniteti ISB i dërgon ngushëllimet e tij të përzemërta familjes Bryant”, thuhet në postim. Shkolla gjithashtu evokon ditët e shkollës së basketbollistit të ndjerë Kobe në Bottmingen. Talenti i tij qe parë kur ai luante në ekipin e basketbollit ISB. “Skuadra jonë ishte shumë e suksesshme dhe Kobe pati shkëlqyer si koshashënuesi më i mirë në finalen e një turneu midis shkollave ndërkombëtare zvicerane”.
“Ne i patëm `dëbuar` kundërshtarët tanë nga fusha,” kujton në blogun e tij një ish-shok i klasës dhe shoku holandez i skuadrës, përcjell albinfo.ch. Holandezi shkruan se Kobe kur u bashkua me ekipin, fillimisht ishte një djalë i trembur.
Dhe, çfarë kujtonte Kobe nga ajo kohë? Krahas shumë tramvajeve të gjelbër, ai gjithnjë duhej të futej në një tramvaj ngjyrë “të artë” për të shkuar në shkollë. Kështu thuhet se është përgjigjur ai kur e kanë pyetur për kohën e tij të kaluar në Bazel, transmeton albinfo.ch. Tramvajet e verdhë të Basellandtransport (BLT) e merrnin atë përtej kufijve të qytetit për në Bottmingen. Kështu e kishte përshkruar gazeta “Tageswoche” para katër vjetësh duke ndjekur gjurmët e tij dhe duke folur me shumë shokë të atëhershëm të basketbollistit të ndjerë.
(Foto: ISB)
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani jep njoftimin për masat e reja Tashmë masat kufizuese që ishin në fuqi deri në fund të janarit në Gjermani, do...
-
Fjala e ambasadorit: Vjena është “porta e Kosovës” drejt Perëndimit
-
Reagojnë mjekët nga Diaspora: Të mos përdoret “Ivermektina” për trajtimin e personave me Covid
-
Shqiptarja Enkelejda Havari, kërkuese shkencore në Komisionin Evropian
-
Gjykata Supreme e Kosovës hedh poshtë ankesat rreth verifikimit të votuesve nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Testohuni shqip nëse keni virusin COVID-19 Këtë e mundëson “Unisanté” me faqen e saj në internet që është në dispozicion në 12...
-
Rreziku nga ortekët në Zvicër, në nivelin e dytë më të lartë
-
Pse po vonohen vaksinat në kantonet zvicerane
-
Udhëtarët zviceranë nuk kanë nevojë për test negativ për Francë
-
Zvicër
Një ushtar, pozitiv me “variantin anglez” – 90 të tjerë në karantinë