Futboll
Kolloni: Ëndrra ime, të vesh fanellën e kombit tim
14-vjeçari Lorian Kolloni luan si mbrojtës i skuadrës “Rapid Wien” U15 dhe U16. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm në futboll. Ëndërr e tij është të përfaqësojë ngjyrat e kombit shqiptar
Lorian Kolloni është talent i radhës me prejardhje shqiptare që po lë gjurmë në futbollin austriak. Familja e Lorian Shahadin Kollonit është nga fshati Kosavë, komuna e Sharrit, kurse jetojnë në Linz të Austrisë. 14-vjeçari ka një potencial të jashtëzakonshëm në futboll, ndërkohë ka thënë se dëshira e tij është në të ardhmen të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.
“Është një ëndërr për mua që nga fëmijëria, por edhe një dëshirë e prindërve për të përfaqësuar ngjyrat e kombit shqiptar. Dëshira është të luaj për Kosovën ose Shqipërinë dhe ta përfaqësoj atë me dinjitet”, thotë Loriani për albinfo.at.
Mbrojtësi i skuadrës Rapid Wien U15 dhe U16, pas paraqitjeve shumë të mira në turneun “Varta CUP”, ku pjesëmarrës ishin edhe PSV Eindhoven, Dinamo Zagreb e Ferencvaros nga Hungaria dhe pas golit të shënuar kundër PSV-së, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura. Ai, me disiplinë dhe qetësi dëshiron të arrijë sukseset dhe majat e futbollit. Idhull të futbollit e ka Cristiano Ronaldon (CR7).
Nga shkurti i vitit 2020 që kur është pjesë e “Rapid Wien”, Loriani në 50 ndeshje të luajtura, ka shënuar 30 gola që llogaritet një 0,6 gola për një ndeshje. Roli i tij gjatë ndeshjes është mbrojtës në qendër, në krahun e majtë apo mesfushor i majtë, ku ka goditjet me kokë që të kujton Marco Materazzin dhe gjuajtjen që të kujton brazilianin, Adriano.
Kolloni u lind më 16 shkurt 2008. Si 4 vjeçar, karrierën e filloi më 3 mars 2012 në ekipin Sassoferato Genga në Udineze të Italisë. Aty luajti deri në shtator të vitit 2016. Nga Italia, ai transferohet në DSG Union Haid në Linz të Austrisë, ku pati 3 vite të suksesshme. Në vitin 2019 Loriani transferohet tek ekipi austriak “Lask Linz”.
Pas rritjes në moshë por edhe si talent i futbollit, ai bie në sy të skuadrave të njohura austriake, por ishte skuadra vjenezë “Rapid Wien” të cilët me 28 shkurt 2022 e bëjnë pjesë të klubit të tyre.
Kolloni ka mundësi të luajë për katër kombëtare: Si atë të Italisë, pasi është edhe shtetas Italian, atë të Austrisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Deri më tash, Loriani ka luajtur ndeshjen e parë në nëntor të vitit 2022 me kombëtaren austriake me grupmoshat U15, por në të ardhmen, ai ka një qëllim tjetër.
Dëshira e Lorianit është të luajë me njërën nga përfaqësueset shqiptare. Si Lorani, ashtu dhe babai i tij, Shahadini, mezi presin thirrjen e kombëtares së Shqipërisë apo të Kosovës.
Një talent si Loriani duhet sa më shpejt ta përvetësojnë kombëtaret shqiptare dhe të mos lejojnë që ta “rrëmbejë” ndonjë prej kombëtareve evropiane.
Box
4 kombëtare
Kolloni ka mundësi të luajë për katër kombëtare: Si atë të Italisë, pasi është edhe shtetas italian, atë të Austrisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Deri më tash, Loriani ka luajtur ndeshjen e parë në nëntor të vitit 2022 me kombëtaren austriake me grupmoshat U15, por në të ardhmen ai ka një qëllim tjetër.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës















