Lajme
Kolona e gjatë 12 kilometra para tunelit Gotthard: Dy orë pritje
Koha e pritjes në rrugën drejt jugut, midis lokaliteteve Erstfeld dhe Göschenen në kantonin e Uri ka qenë rreth dy orë
Të gjithë ata që kanë vendosur të udhëtojnë të shtunën drejt jugut në aksin veri-jug, kanë nevojë për shumë durim.
Në portalin verior të tunelit rrugor Gotthard, kolona e automjeteve ka arritur një gjatësi prej 12 kilometrash, të shtunën në mëngjes, shkruan srf.ch.
Koha e pritjes në rrugën drejt jugut, midis lokaliteteve Erstfeld dhe Göschenen në kantonin e Uri ka qenë rreth dy orë, transmeton albinfo.ch
Në mënyrë që të shmanget bllokimi i trafikut, TCS (Shërbimi i trafikut rrugor) rekomandon rrugën nëpër A13 përmes Tunelit San Bernardino si rrugë alternative për në jug.
Në disa vende në Alpe, rrugët janë të mbuluara me dëborë, duke përfshirë këtu edhe Davosin dhe Arosën në Graubünden dhe në Qafën e Simplonit në Valis, transmeton albinfo.ch. Edhe kjo ka shkaktuar gjithashtu në pengesa të trafikut në mëngjesin e sotëm.
Ndryshe, aksi veri-jug që kalon nëpër Gotthard, është i ngarkuar rregullisht gjatë fundjavave dhe sidomos në prag të festave dhe pushimeve të ndryshme.
Moti i ftohtë dhe me shi që po mbretëron në pjesën veriore të Gotthardit, ka tërhequr edhe mëm shumë zviceranët që të bëjnë një udhëtim drejt jugut më të ngrohtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












