Shkurt.ch
Kolonat, përditshmëri në rrugët e Zvicrës
Qendra Nacionale për informacione të rrugëve ka regjistruar një bllokadë të tillë trafiku vetëm gjatë pushimeve të verës ose të pushimeve të tjera të vitit
Për shkak të trafikut të dendur pothuajse çdo ditë ndodh një aksident i madh në autostrada. Kolonat e automjeteve shkojnë deri në 80 kilometra gjatësi, thonë në “Via Suisse”.
“Kjo ishte një prej javëve me kolonat më të gjata të këtij viti”, konfirmon Marcel Moretto, zëdhënës në “Via Suisse”. Normalisht Qendra Nacionale për informacione të rrugëve ka regjistruar një bllokadë të tillë trafiku vetëm gjatë pushimeve të verës ose të pushimeve të tjera të vitit.
Kolonat më të gjata ishin regjistruar në Aargau. Shoferi i një kamioni të enjten humbi kontrollin e automjetit dhe shpëtoi me pasoja të lehta. Por, pasojat për transportin rrugor ishin masive. Deri në 20 kilometra automjetet ishin bllokuar në të gjitha drejtimet!
Shoferët u penguan të hënën edhe nga një aksident në A1 në Gubristtunnel dhe një tjetër të mërkurën në Eptingen BL në A2.
Ngecjet e trafikut janë të përditshme për shkak të bllokadave të trafikut në Cyrih, Bernë dhe Winterthur ZH, në Baregg apo edhe Gubristtunnel.
Kolona automjetesh (stau) ka në 343 prej 365 ditëve në vit. Një raport i kohëve të fundit nga Zyra Federale e Rrugëve ( Astra ) tregon se vitin e kaluar nëpër rrugët nacionale zvicerane janë shënuar 383 orë pritjeje në kolona automjetesh.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













