Lifestyle
Komedia ‘Night School’ prin në arkat filmike
Tiffany Haddish dhe Kevin Hart u kanë prirë arkave filmike me komedinë ‘Night School’. Filmi, në të cilin Haddish luan personazhin e një mësimdhënëse dhe me Hartin si një nga studentët e saj, ka arkëtuar plot 28 milionë dollarë.
Filmi i animuar ‘Smallfoot’, në të cilin dëgjohen zërat e Channing Tatum, James Corden dhe basketbollistit LeBron James, u rendit i dyti me 23 milionë dollarë përfitime, përcjell albinfo.ch.
Filmi më i shikuar i javës së kaluar, ‘The House With A Clock In Its Walls’, në të cilin aktrojnë Jack Black dhe Cate Blanchett, këtë herë u rendit i treti me 12.5 milionë dollarë përfitime.
‘A Simple Favor’ u rendit i katërti, ndërsa lista prej pesë filmave më të shikuar mbyllet me horronin ‘The Nun’. Ndërkohë, filmi ‘Johnny English Strikes Again’ deri më tani ka grumbulluar 44.2 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













