Koronavirusi: çast pas çasti
Kompania ajrore Swiss: Testimi për koronavirus të bëhet në aeroporte, të hiqet karantina
Sipas propozimit, udhëtarët që kanë rezultat negativ të testit do të jenë në gjendje të shmangin detyrimin dhjetë ditor të Zvicrës për karantinë
Në mënyrë që udhëtarët që hynë në Zvicër të mos detyrohen të karantinohen, Kompania ajrore Swiss ka bërë thirrje që sa më parë të fillojë testimi nëpër aeroporte.
Sipas planit, kostoja e testeve nuk do të jetë barrë për pasagjerët, pasi që do të mbulohet nga shërbimi mjkësor në aeroporte.
Sipas propozimit, udhëtarët që kanë rezultat negativ të testit do të jenë në gjendje të shmangin detyrimin dhjetë ditor të Zvicrës për karantinë.
Tamur Goudarzi Pour, Shefi i Tregtisë në Swiss, tha se kjo kompani ajrore e sheh propozimin si një mënyrë për të rritur industrinë e linjave ajrore që janë në krizë, përcjellë albinfo.ch.
Goudarzi Pour tha se plani ka mbështetjen e Aeroportit të Cyrihut.
<deputeti nacional nga FDP Matthias Jauslin, argumentoi se të gjithë të kthyerit duhet të testohen detyrimisht, duke i lejuar ata të kthehen në punë pa karantinë për sa kohë që ata rezultojnë negativ.
Deputetja nacionale e SVP Verena Herzog thotë se është thelbësore që testet të jenë të besueshme.
Jasmin Bodmer, një zëdhënës i Aeroportit të Cyrihut, ka thënë se tani për tani testet të cilat kushtojnë 180 franga do të mbeten vullnetare, transmeton albinfo.ch
Por, edhe atyre që rezultojnë negativ në Aeroportin e Cyrihut, ende u kërkohet të futen në një karantinë dhjetë ditore nëse janë kthyer nga një vend me rrezik të lartë
30 dhe 80 teste kryhen çdo ditë.
Në Gjermani, të kthyerit janë testuar falas në të gjitha aeroportet kryesore që nga fillimi i gushtit.. albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












