Koronavirusi: çast pas çasti
Kompania gjermane: Test ose vaksinim për koronavirusin
Certifikata apo dëshmia e vaksinimit nuk do të kërkohet pasi të jetë arritur një nivel i nevojshëm imuniteti
Të gjithë ata që do të udhëtojnë me kompaninë gjermane Lufthansa, do të duhet të paraqesin në të ardhmen një test negativ apo dëshmi vaksinimi për koronavirusin në fluturimet në distanca të gjata.
Në të gjithë botën industria e linjave ajrore është vendosur në vështirësi për shkak të pandemisë dhe Lufthansa nuk bën përjashtim.
Në përpjekje për t’i bërë udhëtimet ajrore më të sigurta dhe të realizueshme mes sfidave të shkaktuara nga shpërthimet e vazhdueshme të infeksioneve dhe prej kufizimeve të udhëtimit, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të marrin masa për fluturimet në të ardhmen, masa këto që do të vijnë jo të menjëhershme, por me faza.
Në fazën e parë, Lufthansa do të rrisë numrin e fluturimeve për destinacione ku do të kërkohet testi i shpejtë për COVID-19, ndërsa në fazën e dytë ka gjasa të ofrohet mundësia e zgjedhjes mes certifikatës së vaksinimit ose një testi të shpejtë për COVID-19. Certifikata apo dëshmia e vaksinimit nuk do të kërkohet pasi të jetë arritur një nivel i nevojshëm imuniteti, transmeton TCH.
Ndryshe nga Lufthansa, kompania kombëtare australiane Qantas po planifikon ta vendosë vaksinimin si rregull të detyrueshëm për të fluturuar, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













