Kosova
Kompania globale gjermane “Schwarz-Gruppe” në prag të investimit në Kosovë
Kosova, destinacion për investime të kompanive gjermane

Së fundmi, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka zhvilluar një takim të rëndësishëm dhe përmbajtësor me Gerd Chrzanowski, Kryetar i Bordit të “Schwarz Gruppe” në selinë qendrore të kompanisë në Neckarsulm, Baden-Württemberg, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të bisedës ishte interesimi konkret i Schwarz-Gruppe për të investuar në Kosovë.
Kosova ofron një ambient të favorshëm për investime të qëndrueshme veçanërisht në fushat e prodhimit, digjitalizimit, tregtisë dhe shërbimeve në sektorë me rëndësi strategjike për Schwarz-Gruppe.
Perspektiva e një bashkëpunimi me një kompani globale të këtij kalibri paraqet një hap domethënës drejt avancimit të mëtejshëm ekonomik të Republikës së Kosovës dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Gjermaninë.
“Si një nga gjigantët ekonomikë të Gjermanisë, Schwarz-Gruppe përfshin brendet e njohura Lidl in Deutschland, Kaufland, Schwarz Produktion, PreZero Deutschland dhe Schwarz Digits. Me praninë e saj në 32 shtete, mbi 13.900 filiale dhe rreth 600.000 të punësuar në mbarë botën, Schwarz-Gruppe është një ndër korporatat më të mëdha dhe më të suksesshme në Evropë në sektorët e tregtisë dhe digjitalizimit, së shpejti edhe në Kosovë”, shprehet Ajeti.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në...
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1
-
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori