Lajme
Pengesa në zhvillimin e vaksinës, shkaku, efektet anësore
Kompania Johnson & Johnson pezullon punën për vaksinën, shkak efektet anësore të pashpjegueshme
Lajme jo të mira vijnë nga zhvillimi i vaksinës së Covid-19. Një nga kompanitë më premtuese të krijimit të vaksinës për koronavirus ka pezulluar përkohësisht punën.
Kompania ‘Johnson & Johnson’ njoftoi se ka ndërprerë testimet klinike pasi një pascient ka shfaqur efekte anësore të pashpjegueshme. Në njoftimin e dhënë nga kompania thuhet se vullnetari do të jetë nën monitorimin e kompanisë. “Ndalesa të tilla janë normale në një numër kaq të madh testimesh”, njofton kompania.
Kujtojmë që rreth një muaj më parë kompania ‘AstraZeneca Plc’ ndaloi punën për zhvillimin e vaksinës, për të njëjtin motiv. Aktualisht kompania ‘AstraZeneca Plc’ vazhdon punën, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Johnson & Johnson dhe AstraZeneca Plc janë një hap përpara kompanive të tjera për krijimin e vaksinës së Covid-19. Shumë qeveri kanë nënshkuar marrëveshje me dy kompanitë në fjalë për të siguruar vaksinën.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













