Lajme
Kompania që jep 4 javë pushim në vit për stafin e lodhur prej pandemisë
Nisma e veçantë e një kompanie me bazë në Londër
Punonjësit e FinnCap, një kompani në Londër, do të marrin pushime të pakufizuara duke filluar nga viti i ardhshëm- të paktën deri në 4 javë pushim në një përpjekje për të parandaluar lodhjen e stafit nga pandemia, shkruan The Guardian
Pas një viti të vështirë, që detyroi shumicën e punonjësve të punojnë me orë të zgjatura, kompania vendosi të ndryshojë politikën e saj. Punonjësit në kompani do të marrin 4 javë pushim në vit dhe 2 deri në tre ditë pushim pas 3 muajve.
“Të gjithë janë të rraskapitur nga dy vitet e fundit dhe kjo nuk mund të zgjidhet menjëherë,” tha shefi ekzekutiv i FinnCap, Sam Smith për Guardian.
Një numër i bizneseve amerikane, në veçanti firmat e teknologjisë, kanë prezantuar politika të ngjashme, por kjo është një lëvizje e pazakontë midis kompanive financiare. Në fillim të këtij viti, Nike, LinkedIn dhe aplikacioni i njohjeve Bumble u dhanë punonjësve të tyre një javë pushimi me pagesë, për të lehtësuar stresin e shkaktuar nga pandemia dhe për të punuar nga shtëpia.
Ky vendim është marrë për të lehtësuar presionin mbi stafin. Kompania ka rekrutuar më shumë se 30 njerëz që nga janari, në një përpjekje për të zgjedhur stafin e saj. Kompania gjithashtu ofron shërbime financiare dhe këshillimore për institucionet financiare, si dhe individët e pasur.
Madje FinnCap raportoi të ardhura rekord, duke rritur fitimin me 55% në 31.7 milion paund në gjashtë muajt deri më 30 shtator.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











