Lajme
Teknologjia 5G, mund të krijojë probleme në aeroporte
Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet.
10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e kanë quajtur këtë një “fatkeqësi ekonomike tërësisht të shmangshme”.
Kompanitë i tremben faktit se sinjali 5G do të çrregullojë sistemet e orientimit të aeroplanëve, sidomos në kushte të këqija atmosferike.
Paralajmërimi u dha përmes një letre dërguar autoriteteve amerikane të aviacionit.
Shefat ekzekutivë të kompanive ajrore kërkuan ndërhyrje të menjëhershme, që të shmangen problematika, të cilat mund të prekin pasagjerët, zinxhirët e furnizimit dhe dërgesat e mjeteve të nevojshme mjekësore, përfshirë këtu edhe shpërndarjen e vaksinave.
Ata kërkojnë që sinjalet 5G të përjashtohen nga një distancë afro 3.2 km nga pistat e aeroporteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












