Kosova
Kompanitë e drurit nga Kosova me Mision në Belgjikë
Kompanitë e përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Mision në Bruksel, Belgjikë më 15, 16 dhe 17 maj 2019.
Ky mision në Belgjikë do të shërbejë si urë lidhëse për bizneset kosovare me tregun e huaj në Belgjikë dhe rajon, dhe me bizneset e Diasporës në identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
Produktet dhe shërbimet e bizneseve kosovare kanë pasur një rritje të bujshme në vitet e fundit. Sektorë të shumtë të industrive në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit dhe cilësinë e produkteve, dhe shumë kompani tani eksportojnë në vende të ndryshme të botës. Prodhuesit e mobiljeve të Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në vitet e fundit, me avancimin e fabrikave të tyre si dhe në kualifikimin e punëtorëve, të cilët kan rol kyç në cilësinë e produkteve.
Cilësia e produkteve dhe llojëllojshmëria e tyre janë rritur, duke çuar këto kompani në zgjerimin e tregjeve dhe eksportit. Prodhuesit e mobiljeve të Kosovës tani eksportojnë në shumë vende të botës si në Gjermani, Holandë, Zvicër, shtete të rajonit dhe më gjerë.
Kjo vizitë do të ndihmojë pesë kompani përpunuese të drurit që janë Ciao Berto, Candeo, Albed, Elnor dhe Shehu për t’u lidhur me tregjet e huaja dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet e tyre me cilësi të lartë.
Krijimi i rrjeteve në mes të Kosovës dhe kompanive të Diasporës do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës, të mbështesë zgjerimin e bizneseve kosovare nëpërmjet lidhjeve të tregut me tregjet e huaja, duke përfshirë edhe bizneset e Diasporës.
Ky mision është organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida dhe Ambasadën e Kosovës në Belgjikë, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesëve të Drurit të Kosovës.
Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve. Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 4239 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në janar të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












