Tematike

Kompanitë e huaja i frikësojnë Të Gjelbrit

Të Gjelbrit dëshirojnë që kantonet të zvogëlojnë numrin e kompanive nga jashtë – dhe të frenojnë mërgatën.

Po që se bëhej fjalë për kufizimin e mërgatës, më parë Të Gjelbrit refuzonin çdo debat. Tani, kjo parti ardhjen e fuqisë punëtore nga Evropa e konsideron si të papranueshme.

Gjatë së hënës, kryesia e partisë kishte vendosur që iniciativën e mbipopullimit të propozuar nga “Ecopop” të mos e përkrahë: Në vend se t’ua ndalojnë migrimin personave në Zvicër, ata dëshirojnë të reduktojnë numrin e kompanive, të cilat për çdo vit vijnë nga jashtë, në Zvicër.

“Në të ardhmen, kantonet nuk duhet tu mundësojnë shumë kompanive vendosjen e tyre si më parë”, ka kërkuar kryetari i Të Gjelbërve, Ueli Leuenberger. “Ato duhet të kenë më tepër kujdes nëse kompanitë e reja i plotësojnë kriteret sociale e ekologjikë të caktuara”.  Nuk është e dëshirueshme për shembull, që kantonet t’i vendosin kompanitë e mëdha në qendër, nëse këto sjellin një pjesë të madhe të punësuarve nga jashtë. “Një rajon nuk ka aq shumë dobi, po që se një kompani shumicën e të punësuarve e sjellë nga jashtë”, deklaron Leuenberger. “Ky është një kundërshtim: Në njërën anë duhet pasur kujdes që të zhvillohet infrastruktura, në anën tjetër vjen deri te pengesa në tregun e banesave”.

Leuenberger është i mendimit që “kompnaitë e reja nga jashtë, në të ardhmen duhet të rekrutojnë edhe një përqindje të caktuar të të punësuarve nga Zvicra”. Ai nuk dëshiron të përmend ndonjë shifër të saktë, por përqindja duhet varur bga përmbushja e kompanisë të kritereve të tjera sociale e ekologjike. Por, një gjë është e qartë: Një listë përfundimtare të kritereve, Leuenberger ende nuk mund të përmendë. Por, këtu duhet të përfshihen këto kushte: A kontribuon një kompani në zhvilimin e energjive të ripërtëritshme? A është ajo e gatshme që të investojë të hollat në ndërtimin e banesave sociale? A ofron ajo vende pune të cilat u dedikohen posaçërsiht të papunëve nga rajoni? Për të frenuar vendosjen e kompanive të huaja në përgjithësi, duhet të rriten drastikisht tatimet për të njëjtat.

Të njëjtin mendim e ka edhe këshilltari “i gjelbër” nacional nga Gjeneva, Antonio Hodgers. Pas rritjes së tatimeve, ai dëshiron të lejojë disa lehtësime për ato kompani të cilat i përmbushin mirë kriteret sociale e ekologjike. Këtij mendimi i bashkohet edhe këshilltari nacional nga Cyrihu, Bastien Girod. Ai, qysh para dy vitesh kishte kritikuar se migrimi është duke e dëmtuar mjedisin jetësor, duke shkaktiar zënka të ashpra në mesin e Të Gjelbërve.