Lajme
Kompanitë gjermane, në shënjestër të sulmeve kibernetike
shoqata e informacionit dhe telekomunikacionit Bitkom. Shoqata e informacionit dhe telekomunikacionit theksoi një rritje të rasteve gjatë këtij viti, në të cilat sistemet e informacionit dhe prodhimit u paralizuan nga grabitësit kërkonin pagesa për të hequr bllokimet
Pothuajse 90 për qind e kompanive gjermane janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike në muajt e fundit, njoftoi sot shoqata e informacionit dhe telekomunikacionit Bitkom.
Bitkom theksoi një rritje të rasteve gjatë këtij viti dhe atij të fundit, në të cilat sistemet e informacionit dhe prodhimit u paralizuan nga grabitësit që kërkonin pagesa për të hequr bllokimet, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Vjedhjet e të dhënave, spiunazhi dhe sabotimi kanë goditur pothuajse nëntë nga 10 kompani gjatë kësaj periudhe”, tha Bitkom.
Dëmi i shkaktuar ishte rreth 220 miliardë euro (260 miliardë dollarë) në vit, më shumë se dyfishi i regjistruar në vitet 2018 dhe 2019, kur u vlerësua në 103 miliardë euro në vit.
Menaxherët e anketuar në studim raportuan incidente të sigurisë në 59 për qind të kompanive, ku puna nga shtëpia ka qenë një opsion që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.
Rreth nëntë për qind e kompanive të anketuara thanë se ekzistenca e tyre ishte kërcënuar nga sulmet kibernetike.
Dëmi i shkaktuar nga krimi i organizuar po vazhdon të rritet dhe është 29 për qind e të gjitha sulmeve.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












