Integrimi
Komuna është pro natyralizimit të kosovarit, por ish qiradhënësi kundërshton!
Qiradhënësi i dikurshëm i kosovarit ka deklaruar se ai, 12 vite më parë i ka mbetur borxh pa paguar tri qira mujore dhe veç kësaj e ka kërcënuar atë kur ky i ka kërkuar të bëjë pagesën
Kosovarit R. nga lokaliteti Möhlin i kantonit Aargau në nëntor të vitit të kaluar, asambleja e qytetarëve ia ka hedhur poshtë me shumicë votash kërkesën për shtetësinë zvicerane. Të gjitha informatat rreth kosovarit 49 vjeçar që jeton prej 16 vitesh në këtë komunë flisnin për një person dhe familje të integruar mirë. Por, një ankesë për një problem të para 12 viteve mjaftoi që atij t`i refuzohej pasaporta zvicerane, shkruan aargauerzeitung.ch.
Qiradhënësi i dikurshëm i kosovarit ka deklaruar se ai, 12 vite më parë i ka mbetur borxh pa paguar tri qira mujore dhe veç kësaj e ka kërcënuar atë kur ky i ka kërkuar të bëjë pagesën, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, autoritetet komunale të Mohlinit konsiderojnë se kjo ankesë është e pabazë dhe nuk mund të vërtetohet, kështu që R. e meriton të fitojë shtetësinë. Këtë e thotë madje edhe kryetari i komunës, Fredy Böni, i cili vjen nga partia SVP. Ai thotë se kërkesën duhet kthyer edhe njëherë në asamblenë e qytetarëve në mënyrë që të mos dërgohet si ankesë në kanton, pasi që ky i fundit do ta kthejë sërish çështjen në rivotim.
Ndërsa vetë R. e kundërshton me vendosmëri ankesën e ish qiradhënësit të tij. Ai e pranon që nuk i ka paguar tri qira mujore por thotë se ka zhvilluar punime në atë banesë që kanë kushtuar 5000 deri 7000 franga. Qiradhënësi nga ana tjetër thotë se punimet ai i ka zhvilluar për vete dhe ai vetë që nga fillimi i ka thënë se nuk është i interesuar për ato punime. Në gjendjen aktuale ai është i gatshëm për një “kompromis”: që të tërheqë kundërshtimin për dhënien e shtetësisë kosovarit, ai kërkon pagesën e tri qirave të mbetura me gjithë kamatë dhe tërheqjen e kërcënimit nga ana e kosovarit, përcjell albinfo.ch. Por R. nuk dëshiron të bëjë asnjërën nga këto pasi që në një rast të tillë ai do ta pranonte fajësinë.
Komisioni komunal për natyralizim e ka shqyrtuar edhe njëherë rastin dhe ka vendosur njëzëri që kosovari e meriton pasaportën e Zvicrës.
Edhe kryetari i komunës, Böni është dakord me kosovarin. Ai thotë se bëhet fjalë për një qytetar të integruar mirë dhe të painkriminuar kështu që nuk duhet t`i refuzohet pasaporta e Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq qiradhënësi i revoltuar ka shprehur mllefin e tij kundër kryetarit dhe komunës duke thënë se si munden t`i besojnë një të huaji dhe të mos u besojnë deklarimeve të dy zviceranëve (atij dhe të birit). Kështu, ai thotë se sërish do të kundërshtojë kur të vijë puna te asambleja e qytetarëve. Ai nuk është parimisht kundër natyralizimit të të huajve por është kundër që të natyralizohen ata që kanë probleme të kësaj natyre.
Por Bönni shpreson se kësaj here asambleja do të votojë pozitivisht, pasi që nuk ka arsye për të qenë kundër dhe për faktin se kështu eviton shpenzime të panevojshme procedurale e burokratike.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












