Shkurt.ch
Komuna zvicerane, 2500 franga në muaj për banorët e saj, pavarësisht a punojnë
Edhe pse quhen “të pakushtëzuara”, të ardhurat e tilla (2500 franga për person) do t`i marrin ata banorë, të ardhurat bazë të të cilëve nuk e kalojnë shumën në fjalë
Një iniciativë në nivel vendi, përmes së cilës kërkohej që njerëzit të paguheshin pavarësisht nëse punonin ose jo “iniciativa e të ardhurave të pakushtëzuara”, qe hedhur poshtë me një shumicë dërmuese nga votuesi zviceran vitin e kaluar.
Por, komuna Rheinau në Kantonin e Cyrihut planifikon që “krye më vete” të testojë pagesën e të ardhurave të pakushtëzuara bazë për banorët e vet, shkruan srf.ch.
Eksperimenti i kësaj komune do të zgjasë një vit dhe gjatë kësaj kohe të gjithë banorët e moshës 25 vjeçare e më lart do të marrin nga 2500 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Por edhe pse quhen “të pakushtëzuara”, të ardhurat e tilla do t`i marrin ata banorë, të ardhurat bazë të të cilëve nuk e kalojnë shumën në fjalë.
Testimi i organizuar privatisht do të nisë në fillim të vitit 2019. Ndonëse financimi ende nuk është i siguruar, organizatorët mbështeten në “Crowdfunding” (grumbullim vullnetar mjetesh) dhe në kontribute nga fondacione të ndryshme.
Veç kësaj, për të funksionuar testimi nevojitet angazhimi i gjysmës së banorëve të komunës, që i bie 600 deri 700 të tillë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë "Falë partneriteteve të forta The HALO Trust dhe punës së përkushtuar në terren, është bërë progres... -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut













