CH-Ballkani
Konfirmohet mbështejta zvicerane për Ministrinë e Diasporës
Ne dy takime të ndara që kishte me përfaqësues federal të Zvicrës, mnistri i Diasporës,Valon Murati, ka marrë edhe një herë përkrahjen zvicerane për projektet e Ministrisë së Diasporës.
Ministri Murati, në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit për Arsim dhe Inovacion, ministrin Mauro Dell’Ambrogio, ka kërkuar që mësimi plotësues i gjuhës shqipe të përkrahet më shumë nga Kantonet ku ka përqëndrim më të madh të diasporës tonë, si dhe kërkoi mbështetje në dërgimin e ekspertëve për dizajnimin e kurikulës për mësimin në gjuhën shqipe sipas standardeve dhe metodologjisë e cila përdoret në Zvicër. Përderisa nga ministri zviceran ka marrë premtimin për një fushatë sensibilizimi për prindërit, që të rrisë edhe më tej numrin e nxënësve në mësimin plotësues.
Ndërsa gjatë takimit më drejtorin e Programit për Zhvillim të Zvicrës (SDC) për Ballkanin Perëndimor, z. Richard Kohli, Ministri Murati, ndër të tjera kërkoi ngritjen e kapaciteteve të organizatave të diasporës, aftësimin profesional dhe projektet e subvencionimit të transferit të remitancave në projekte investive në TI dhe bujqësi.
Kohli falenderoi ministrin Murati për shfaqjen e vullnetit politik për të punuar në këtë drejtim, ndërsa shprehu vazhdimin e mbështetjes së këtyre projekteve, me përfshierjen akoma më të madhe të Ministrisë së Diasporës në nivel të punës duke thënë se SDC është e hapur jo vetëm për projektet e tashme, por edhe për projekte akoma më të mëdha në fushën e angazhimit të diasporës në zhvillimin politik dhe socio ekonomik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















