Lajme
Konfiskohen targat e reja serbe në Kosovë
Një banori serb të Kosovës të mërkurën i është shqiptuar dënimi prej 60 eurove, për shkak se në automjetin e tij kishte tabelat e reja të regjistrimit të lëshuara nga Beogradi për territorin e Kosovës.
Sipas RTK-së, këtij personi i është konfiskuar automjeti që ka pasur regjistrimin “KM”, të lëshuar nga Beogradi. Ai është dënuar për kundërvajtje në bazë të një urdhri të dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës në largim, Bajram Rexhepi.
Në veriun e Mitrovicës qytetarët serbë thonë se ligji i Kosovës nuk do të zbatohet, ndërsa me tabelat e reja të lëshuara nga Serbia besojnë se do të udhëtojnë edhe në pjesën jugore të Kosovës.
Ministri Rexhepi paralajmëroi të mërkurën edhe një herë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të gjobisë të gjithë ata që në automjetet e tyre kanë tabelat e reja të Serbisë.
Në bazë të një vendimi të UNMIK-ut të vitit 2003, serbët kanë mundur të udhëtojnë me tabelat e vjetra të lëshuara që para vitit 1999 dhe që nuk bartnin mbishkrimin KS, por inicialet e qyteteve prej nga vijnë, si “PR” për Prishtinën, “KM” për Mitrovicën etj.
Por, vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës që të ndalohet qarkullimi i automjeteve me regjistrimet e reja të Serbisë, që kanë shkronjat e para të qyteteve të Kosovës, është cilësuar si e ngutur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daciq.
“Ne këtë pyetje e kemi parashtruar nëpërmjet EULEX-it dhe mendoj se këto ditë do të bisedojmë rreth kësaj teme”, ka thënë të mërkurën Daciq.
Sipas tij, vendimi i MPB-së së Kosovës tregon se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë për disa tema. “Kjo është çështje për të cilën do të duhej të bisedohej kur të fillojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.
Ministri serb ka thënë se Serbia e llogarit Kosovës si pjesë të saj dhe në përputhje me këtë të gjithë qytetarët e Serbisë që jetojnë kudo në territorin e saj kanë të drejtë në dokumente personale, librezat e automjeteve, tabelat e regjistrimit etj.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës












