Lajme
Kongresi amerikan paralajmëron Apple dhe Google për ndalimin e TikTok-ut nga janari
Kryetari dhe demokrati kryesor i komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Kinën u tha CEO-ve të Alphabet dhe Apple, se ata duhet të jenë gati për ta hequr TikTok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve në SHBA më 19 janar.
Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në SHBA mbështeti një ligj që kërkon që ByteDance me bazë në Kinë të heqë dorë nga TikTok në SHBA ose të përballet me një ndalim.
“Kongresi ka vepruar me vendosmëri për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe për të mbrojtur përdoruesit amerikanë nga Partia Komuniste Kineze. Ne i bëjmë thirrje TikTok që të kryejë menjëherë një shitje të kualifikuar”, deklaruan ligjvënësit.
Raportohet se të hënën, ByteDance dhe TikTok bënë një ofertë urgjente për të bllokuar përkohësisht ligjin në pritje të një shqyrtimi nga Gjykata Supreme në SHBA, shkruan Reuters.
Por, bëhet e ditur se nëse ndalimi hyn në fuqi më 19 janar, ai “nuk do të ndalojë drejtpërdrejt përdorimin e vazhdueshëm të TikTok” nga përdoruesit e Apple ose Google që e kanë shkarkuar tashmë.
Por ndalimet për ofrimin e mbështetjes “përfundimisht do ta bëjnë aplikacionin të pafuqishëm”.
Ndryshe, ByteDance dhe TikTok vunë në dukje se presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar të parandalojë ndalimin e aplikacionit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












