Lajme
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë.
Kongresi i sivjetëm u mbajt me fokus tek përdorimi i gabuar i antibiotikëve dhe rreziku i rezistencës ndaj tyre.
Kongresi u hap me fjalët e: Dr. Esmeralda Babamusta, Gjergji Pashaj, Dr. Arbër Morina, Elion Kollcaku dhe Dr. Adela Perolla, zëra të mjekësisë në Shqipëri, Dr. Edmond Puca, i cili solli edhe statistika të qarta dhe shpesh shqetësuese, Dr. Aurora Dollenberg, teksa u pasuan nga dhjetëra profesionistë që dhanë kontributin e tyre me dije dhe përvojë si: Dr. Orges Spahiu, Dr. Arsim Gerxhaliu, Dr.Alma Cili, Dr. Bernard Progni dhe Dr. Ilirjana Agolli ndihmuan në kuptimin më të thellë të diagnostikimit specialistik dhe pasojave të përdorimit të tyre, transmeton albinfo.ch.
Në fushat më të specializuara:
Dr. Anxhela Karaj, Dr. Arta Karruli, Dr. Drita Bujari dhe Naziona Malka sollën raste konkrete, sfida dhe zgjidhje praktike nga përditshmëria klinike
Studiues të rinj si:
Dr. Polikseni Memo , Fiona Hoxha, Arbresha Nila, Enis Statovci, Sara Gjonaj, Daniela Rexhaj dhe Ina Likskendaj treguan se e ardhmja e mjekësisë shqiptare është në duar të sigurta.
Një moment domethënës nga kongresi ishte prezantimi i Dr. Edmond Nushi nga Finlanda. Ai tregoi se si një vend mund të arrijë kontroll të shkëlqyer të përdorimit të antibiotikëve përmes disiplinës dhe strategjive të qarta.
Një rol të veçantë luajtën studentët, veçanërisht nga Kosova.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit













