Kosova
Konjufca: Austria nuk është vetëm shtet mik, por edhe pjesëmarrëse në shtetndërtimin e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim virtual me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Kryekuvendari Konjufca e njoftoi z.Sobotka lidhur me konstituimin e Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se legjislatura e re është një legjislaturë e legjitimuar nga vota plebishitare e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tha se legjislatura e re do të garantojë më shumë stabilitet politik dhe institucional, efikasitet në punën legjislative të Kuvendit, por edhe më shumë përgjegjësi e llogaridhënie të klasës politike.
Konjufca i shprehu mirënjohje homologut të tij Sobotka, Kuvendit dhe institucioneve të Austrisë, për kontributin e dhënë deri më tani ndaj shtetit tonë, duke theksuar se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht, por edhe mbështetëse e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese.
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka uroi kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese përgjatë mandatit të tij.
Njëherësh, z.Sobotka konfirmoi gatishmërinë e Republikës së Austrisë, në veçanti të Parlamentit të Austrisë, për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë ndërmjet të dyja vendeve.
“Duke e falënderuar homologun e tij austriak për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, z.Konjufca rikonfirmoi angazhimin për vazhdimin e programit “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kuvendit të Kosovës.
Bashkëbiseduesit po ashtu vlerësuan punën e grupeve të miqësisë ndërparlamentare dhe gjithashtu diskutuan lidhur me luftën kundër pandemisë, si dhe për modalitetet e bashkëpunimit mes dyja vendeve në fushën e zhvillimit ekonomik dhe atë të arsimit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















