Lajme
Konkurs ndërkombëtar për privatizimin e Banjës së Istogut
Pas tri dështimeve të privatizimit të Entit Medicinal për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim në Banjë të Istogut është paralajmëruar hapja e tenderit të katërt. Por kësaj here thuhet se ky tenderim do të jetë me karakter ndërkombëtar.
Lajmin për një tenderim nuk e mohojnë as anëtarët e Bordit të kësaj organizate.
“Ne jemi të njoftuar zyrtarisht se procesi i privatizimit do të fillojë më 20 prill të këtij viti. Hapja e tenderit do të bëhet më 4 qershor 2012, data e ofertimit do të jetë më 20 korrik 2012. Sipas burimeve tona, për këtë gjë do të hapet një tender ndërkombëtar me “spin off” të rregullt e me kushte të veçanta”, ka theksuar njëri ndër anëtarët e Bordit Drejtues, njëherësh edhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj organizate, Nimon Hetemaj.
Hetemaj ka deklaruar se një shitje e tillë është e mirëseardhur për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje shoqërore, duke pasur parasysh se tri tenderimet e mëparshme kanë dështuar, ndërsa ndërmarrja është përballur me probleme të natyrave të ndryshme.
“Gjendja momentale, pas formimit të Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, është e mirë, dhe ka krijuar kushte të mira pune, por kjo organizatë meriton edhe kushte më të mira pune dhe paga shumë më të mira për punëtorët e saj”, ka thënë ai.
Sipas tij me privatizimin ndërkombëtar nuk do të këtë lëvizje në numrin e punëtorëve, ndërsa edhe kushtet dhe pagat do të jenë më të mira, shpreson ai.
“Shitja ndërkombëtarëve do t’ i favorizojë punëtorët tanë, por edhe do të krijojë kushte më të mira për pacientët”, është shprehur ai.
Hamdi Blakaj, ish-drejtor i kësaj ndërmarrjeje, thotë se aktualisht kushtet e punës janë përmirësuar dukshëm dhe përmirësimet vërehen kudo.
“Gjendja aktuale pas formimit të Bordit drejtues është e mirë. Tash janë shuar keqpërdorimet, ndërsa me privatizimin ndërkombëtar kushtet e punës do të jenë edhe më të mira, por edhe cilësia e punës besoj do të jetë edhe më e mirë, sepse edhe pagat do të jenë më të volitshme”, potencon ai, shkruan “Koha Ditore”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












