Lajme
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Në një atmosferë solemne, dinjitoze dhe të mbushur me krenari e emocion, mbrëmë në Cyrih u shënua 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih organizoi një mbrëmje festive që mblodhi mbi 400 të ftuar, përfshirë përfaqësues konsullorë dhe diplomatikë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Turqia, Kroacia, Portugalia, Republika Dominikane, Arabia Saudite, Gambia, Luksemburgu dhe Malta, si dhe autoritete zvicerane, miq ndërkombëtarë, përfaqësues institucionesh, shoqatash, komunitetesh fetare, mediash dhe mërgatës shqiptare.
Mbrëmja mori një dimension të veçantë artistik dhe emocional falë performancës së ikonës së jazz-it shqiptar, Elina Duni, e cila me interpretimin e saj të rafinuar dhe intim i dha ngjarjes një frymë të thellë estetike.
Tingujt e saj krijuan një urë mes diplomacisë dhe shpirtit artistik, duke e shndërruar këtë festë shtetërore në një përjetim të paharrueshëm kulturor.
VIDEOREPORTAZH:
Lexoni po ashtu:
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër













