Lajme
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana
Cyrih – Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur sot flamurin në gjysmë shtize, duke nderuar viktimat e tragjedisë së rëndë që tronditi Crans-Montana.
Ky veprim simbolik shpreh ndarjen e dhimbjes dhe respektin për jetët e humbura, si dhe qëndrimin pranë familjeve të prekura dhe institucioneve zvicerane në këto momente të vështira. Konsullata ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar lidhjet e ngushta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicra.
Komuniteti shqiptar në Zvicër bashkohet në këtë akt solidariteti, duke shprehur respekt dhe empati për të gjithë ata që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie.
E-Diaspora
-
PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së për votat nga diaspora Shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot),... -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve -
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin
Jeta në Zvicër
-
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” "Ajo që ndodhi nuk është një aksident i thjeshtë. Është rezultat i shumë njerëzve që nuk... -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim -
Banka Kombëtare Zvicerane arrin një fitim prej 26 miliardë frangash












