Kosova
Kontingjenti Swisscoy 45 përfundon misionin në Kosovë, niset i 46-ti
Pas gjashtë muajsh në Kosovë, kontingjenti Swisscoy 45 është kthyer në Zvicër. Para se të shkarkoheheshin, ushtarët morën simbolin e shërbimit, në Oberdorf
Për kontingjentin 45 të Swisscoy, ishte koha të mërkurën për t’i thënë lamtumirë zonës operative në Kosovë, ku ushtarët, gra dhe burra shërbyen për gjysmë viti në kuadër të Forcave shumëkombëshe të Kosovës (KFOR), transmeton albinfo.ch. Para lirimit, ata u rreshtuan për herë të fundit si ushtarë, të enjten.
Në bazën ushtarake Wil pranë Stansit në Oberdorf, shefi i Komandës së Operacioneve, Komandanti i Korpusit Michaud dhe Zëvendëskomandanti Swissint, Kolonel në Shtabin e Përgjithshëm, Michael Freudweiler, ua dorëzuan ushtarëve simbolin e merituar të për shërbimet e kryera në Kosovë, shkruan Luzerner Zeitung.
Në fjalën e tij para oficerëve të kthyer, nënoficerëve dhe ushtarëve, komandanti i Korpusit Michaud ka vlerësuar arritjet që ata kishin bërë gjatë gjashtë muajve të fundit dhe i ka falënderuar ata për shërbimin e tyre vullnetar.
Prej ditës së djeshme, 195 pjesëtarët e kontingjentit 46 të Swisscoy janë dislokuar nën komandën e komandantit të kontingjentit kombëtar, kolonel në Shtabin e Përgjithshëm Adrian Staub, transmeton albinfo.ch. Në këtë kontingjent, 16 për qind janë gra. 21 prej ushtarëve vijnë nga Romandia (Zvicra frankofone), 5 nga Ticino dhe 1 nga Zvicra Retromane.
Që nga tetori i vitit 1999, ushtria zvicerane është përfshirë me Swisscoy në misionin paqeruajtës shumëkombësh (KFOR) në Kosovë. Misioni bazohet në një rezolutë të OKB-së. Anëtarët e Swisscoy e kryejnë këtë shërbim të ndërtimit të paqes vullnetarisht dhe janë të pajisur me pistoleta ose pushkë sulmi si dhe pajisje spërkatëse për vetëmbrojtje.
(Foto: Swissint)
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%














