Muzikë

Kontrabasisti Shkodran Osmanaj, pjesë e Filarmonisë së Shtutgartit

Kontrabasisti nga Kosova, Shkodran Osmanaj, së fundmi i është bashkuar Filarmonisë të Shtutgartit.

Si rezultat i audicionit të suksesshëm javë më parë, Osmanaj u vlerësua maksimalisht nga juria, duke u bërë kështu pjesë e një prej orkestrave më me zë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Me një histori më shumë se 100-vjeçare, Filarmonia e Shtutgartit përveç Gjermanisë performon rregullisht nëpër turne, në sallat dhe festivalet kryesore të Evropës.