Kosova
Konventa e Parë e Veshmbathjeve të Kosovës
Qëllimi i Konventës është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë. Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e veshmbathjeve të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevant të industrisë së veshmbathjeve
USAID EMPOWER Sektori Privat dhe Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) organizojnë Konventën e parë të Veshmbathjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.
Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e veshmbathjeve të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevantë të industrisë së veshmbathjeve, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e Konventës do të jenë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë në tema kyçe të industrisë së veshmbathjeve.
Konventa gjithashtu do të përmbajë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 22 kompani, takime në mes bizneseve, një sfilatë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë, garën studentore për dizajn, ku studentët që vijojnë studimet në dizajn të modës do të prezantojnë dizajnet e tyre, dhe një ceremoni ku do të ndahen çmimet për fituesit e garës për dizajnin më të mirë.
Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.
Të pranishëm në hapjen e kësaj konvente do të jenë ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID Lisa Magno, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, zëvendësshefi i misionit nga Ambasada Suedeze, Goran Paulson, Bardha Sadrija, Nora Zhilivoda, Dardan Gashi, ministër i Diasporës, Besian Mustafa, kryeshef Ekzekutiv, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Isa Ademaj, Drejtor, “Texco”, Rexhep Berisha, Agjent i Shitjes, Kompania “RB”, si dhe shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi












