Lajme
Kopja identike 400 vjeçare e Mona Lisës del në ankand
Një kopje identike e pikturës së famshme “Mona Lisa”, krijuar më shumë se 400 vjet më parë, pritet të dalë në ankand të martën e 9 nëntorit. Piktura origjinale e Leonardo Da Vinci-t, të cilën mbreti francez Francois 1 e bleu nga vetë piktori në vitin 1518, gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris dhe nuk është në shitje.
Por një kopje thuajse origjinale, madje e padallueshme prej saj, që daton në vitin 1600, do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandit “ArtCurial”. Paraprakisht “Mona Lisa” pritet të shitet 150 deri në 200 mijë euro.
“Mona Lisa është gruaja më e bukur në pikturë. Është padyshim piktura më e famshme në historinë e artit perëndimor. Ndaj çdokush flet për të. Është piktura për të cilën mund të flasësh edhe në radio, pa patur nevojë ta shohësh. Është piktura që i flet njerëzve nga Pekini në San Francisco”. Të gjithë e kuptojnë dhe e njohin Mona Lisën dhe secili prej nesh do ta donte një version aq të bukur sa origjinali i Mona Lisës. Edhe da Vinci kishte fansat e tij sepse ai krijoi stilin e tij. Kishte ndjekësit, imituesit dhe mbi të gjitha sponsorë të fortë, që paguan që arti i tij të shitej shtrenjtë. Da Vinci ishte artisti më i famshëm i periudhës së tij”, shprehet shtëpia e ankandit “ArtCurial”, transmeton A2 CNN përcjell Albinfo.ch.
Në qershor të këtij viti, një koleksion europian bleu një tjetër kopje të Mona Lisa-s, të shekullit XVII për shumën 2.9 milionë euro, një rekord për riprodhimin e një vepre kaq të famshme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










