Muzikë
Koreografja shqiptare, Ermira Goro, në Operën Kombëtare Greke
Koreografja shqiptare në Greqi, Ermira Goro, do të jetë në Operën Kombëtare Greke, në prodhimin e parë për Skenën Alternative, me punën e saj të re, transmeton albinfo.ch.
Në datat 16, 17 dhe 18 tetor ajo do të performojë një diptik të kërcimit modern bashkë me koreografin Ioannis Mandafounis. Një kuartet me muzikantë të njohur nga Orkestra Simfonike Shtetërore e Selanikut do të interpretojë veprat e Giorgos Koumendakis dhe Dimitra Trypani.
Ermira ka studiuar në Shkollën Kombëtare Greke të Vallëzimit. Vazhdon studimet në New York, ku ka bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare të vallëzimit dhe krijoi punimet e saj të para koreografike. Nga viti 2007 deri në vitin 2018 ajo ka qenë pjesë e DV8 (Dance Visual 8) Physical Theatre.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1208341529537523&set=a.259322071106145&type=3&theater
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














