Lajme
Kosnett me mesazh të qartë: Dhuna nuk ka vend në demokracinë e Kosovës
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me hedhjen e vezëve nga aktivistë të opozitës ndaj zyrtarëve qeveritarë.
Kosnett ka thënë se nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës.
“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qofshin ato armë, gaz apo vezë”, shkroi ai në Tuitter.
“Kjo nuk është shaka, dhe ata që përdorin dhunën apo e motivojnë atë duhet të konsiderojnë dëmin që i bëjnë reputacionit të Kosovës”
Tutje Kosnett thotë se nuk ka arsyetime, dhe ajo që është bërë më herët nuk duhet të jetë motivim që të përsëritet dhuna në Kuvend, por duhet krijohet një dialog konstruktiv.
“Dhe “ata e kanë bërë më herët” nuk është arsyetim. Respektoni demokracinë. Flisni me njëri tjetrin”, shtoi Kosnett.
Javën e kaluar disa aktivistë të AAK’së sulmuan me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Arsyeja ishte që të mos largohet taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovines, gjë të cilen Qeveria e ka premtuar, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












