Kosova

Kosova, aty ku pak vlen një studim dhe megjithatë ka shumë studentë

“Akademikët në Kosovë nuk kanë gjasa më të mira për punë. Megjithatë, të rinjtë kosovarë shkojnë mbi proporcionalisht në një numër të konsiderueshëm të shkollave të larta në vend. Pse?,” pyet “Der Spiegel” e cila ka shkruar një artikull për studentët e Kosovës.

Ibadete Haziri, 27, ka fat të keq. Dhe ajo e dijë vetë. Ajo ka një profesion, ku vendi i saj nuk i ofron perspektivë: andaj ka vendosur që më vonë tu jap mësim fëmijëve dhe studion pedagogji në Universitetin e Prishtinës. Haziri ka plot miq, që kanë studiuar të njëjtën dhe duan të njëjtën – dhe asnjëra prej tyre nuk ka fituar një vend pune si pedagoge.

Në Kosovë ka shumë mësues – ashtu si në përgjithësi shumë akademikë. Tregu i punës së vendit të vogël në juglindje të Europës kishte nevojë më shumë për zanate si mjeshtër ndërtimi dhe hidraulikë sesa për arkitektë dhe frizerë sesa mësues. Kështu që shkollimi universitar është më shumë një status simboli pa përdorim praktik.

Haziri shpreson që në të ardhmen të mos kërkojë punë në ndonjë këmbimore, si shoqet e saj, por të punësohet në shkollë ose në ndonjë kopsht fëmijësh.

Pasi shkruan për kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe ndërtimin pompoz të viteve 80-të të bibliotekës, artikullshkruesi i “Der Spiegel” takon disa studente të kimisë në semestrin e parë.

“Ne nuk studiojmë për të gjetur një punë,” thotë njëra sosh. “Ne thjesht e duam kiminë.”

Kosova që është sa dy të tretat e Thüringen ka nëntë universitete publike dhe mbi 30 private. Për krahasim: Në Thüringen ka gjithsej 11 universitete.

Sipas një raporti të Komisionit Europian në Kosovë studiojnë dyfish më shumë të rinj sesa mesatarja e të rinjve në BE. Thuajse çdo i 17-ti banor i Kosovës është student. Në Gjermani kjo shifër është çdo i 29-ti.

Siç vëren Frank Hantke, e cila nga 2004 punon për Friedrich-Ebert-Stiftung, pas kthesës në Kosovë kanë mbirë universitetet si kërpudha. “Për të rinjtë kosovarë, studimi vlen si një shansë më e mirë jetese, megjithatë ajo shpesh nuk u ofron asgjë.”

Shansa më të mirë janë profesionet si informatikë dhe shkencat inzhinierike. Papunësia në Kosovë është rreth 30 përqind. Çdo i katërit akademik është papunë. Këtë sëpaku e thonë statistikat kosovare. “Shumë prej tyre punojnë si taksistë ose kamarierë,” vijon Hantke.

Punët artizanale dhe zanatet e ndryshme janë ata që kërkohen më shumë në vendin e vogël ballkanik. Veçanërisht punët e ndërtimtarisë, punëtorë privatë si dhe në call-center.

“Mësimi është shumë larg praktikës,” thotë më tej Hantke duke treguar edhe radhitjen e tretë për nga fundi të nxënësve kosovarë në testimin e PISA.

Frizere në vend të akademisë

Marigona Musliu, 23, mëson në Mitrovicë sesi ti presë flokët. Ajo është me fat që ka zgjedhur një profesion që ia do qejfi.

Gjasat e saj për punësim janë më të mëdha, pasi ajo ka fituar një vend në qendrën e stërvitjeve. Çdo vit kursin e përfitojnë 650 kosovarë, e cila zgjat tre deri në pesë muaj. Ata janë shumë të shkurtra, sa nuk mund të konkurrojnë me shkollat dy deri tre vjeçare të Gjermanisë. Megjithatë, absolventët e Kosovës kanë kërkesa të shumta.

Musliu tregon se për katër vjetë kishte punuar në gjashtë salone të ndryshme. “Mua më lejohej vetëm të pastroja dhe të shikoja, dhe rallë ndonjëherë edhe të preja flokët. Mësuesja e saj e dijë problemin.

“Disa vajza, që vijnë tek unë kanë punuar nëpër salone të ndryshme,” thotë mësuesja e saj Arta Smakiqi (37). “Por shumica e tyre thuajse nuk kanë asnjë dije themelore.”

Kur vajzat e reja kosovare përfundojnë kursin e frizeres, atëherë ata mund të marrin më shumë se mesatarja prej 340 euro.

“Me salonin tënd, gjatë sezonës së dasmave në verë, mund të marrësh deri 400 euro në ditë,” thotë Smakiq.”Ka frizere që për një nuse marrin rreth 250 euro.”

Musliu e dijë që lënda e saj e studimit si menaxhmenti nuk ka gjsa reale për punësim. “Por është e rëndësishme për prindërit e mi, që të kesh një përfundim akademik.”

Roli i prindërve në Kosovë është rol i madh. Përpara disa vitesh në një anketë të Friedrich-Ebert-Stiftung, u vërtetua se tetë nga dhjetë kosovarë të moshave 16 deri 27 vjet – vendimet e rëndësihme në jetë i marrin në konsultim me prindërit. Nëntë në dhjetë kosovarë, gjatë kësaj moshe jetojnë në një shtëpi me prindërit.