Muzikë
Kosova debuton në “One World Festival” në Kapfenberg
“One World Festival 2025”, Kapfenbergu bëhet skena e kulturave botërore
Kapfenbergu po përgatitet të mirëpresë edicionin e radhës të festivalit shumëkombësh “One World Festival”, i cili prej tetë vitesh mbledh nën një skenë kultura të ndryshme nga mbarë bota. Nga një nismë modeste, sot festivali është shndërruar në një ngjarje ndërkombëtare të shumëpritur, duke tërhequr grupe artistike dhe vizitorë nga komunitete të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Mozaik traditash, muzikash dhe shijesh
I organizuar nga shoqata “Internationaler Verein” në bashkëpunim me komunën e Kapfenbergut, festivali ofron një program të pasur kulturor e artistik. Vizitorët do të mund të ndjekin performanca muzikore dhe vallëzime tradicionale, një sfilatë me kostume popullore, si dhe të shijojnë ushqime autentike nga kuzhina të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja e parë e Kosovës
Risi e këtij edicioni është pjesëmarrja e ansamblit AKV-Anamorava nga Vitia, i cili për herë të parë përfaqëson Kosovën në këtë festival. Ansambli do të ngjitet në skenë më 27 shtator në Kapfenberg, ndërsa më 28 shtator do të jetë pjesë e “Ditës Kulturore Shqiptare” në Graz, organizuar nga shoqata “Atdheu”.
Festa e diversitetit
Eventi do të zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit duke filluar nga ora 15:30, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të përjetojnë një atmosferë unike të bashkëjetesës kulturore. Organizatorët e cilësojnë festivalin si një “festë të hapur për të gjithë artdashësit dhe qytetarët”, ku diversiteti shndërrohet në urë miqësie mes komuniteteve.
Hyrja në festival është e lirë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











