Kosova
Kosova dhe përballja me COVID 19, 55 persona në oksigjenoterapi
Teksa rastet me koronavirus në Kosovë rriten çdo ditë me më shumë, aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen 186 pacientë. Prej tyre, 107 janë të shtruar në Klinikën Infektive, ku dy janë në mjekim intensiv, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 55 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Ndërkohë, në Mjekësinë Sportive janë të shtruar 15 pacientë, ku dy prej tyre janë të intubuar, dhe në Klinikën e Pulmologjisë të QKUK-së, 34 të sëmurë me COVID-19, përcjellë albinfo.ch
Në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq, janë duke u trajtuar 22 raste me COVID-19; në spitalin e Gjakovës po trajtohen 19 pacientë, në atë të Pejës 29, në Ferizaj pesë, në Gjilan pesë, në Mitrovicë tre dhe në Vushtrri është i shtrirë një pacient me koronavirus. Deri tani 82 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,003 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës















