Kosova
Kosova, e gatshme ta dërgojë FSK-në, për ta gjetur Floriana Ismajlin
Që nga dita e shtunë, futbollisjta Floriana Ismajli është raportuar e zhdukur në Liqenin Como, përcjell albinfo.ch.
Zhytës dhe ekipe shpëtimi janë angazhuar për gjetjen e saj. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme ta dërgojë FSK-në për ta gjetur atë.
“I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Florijana Ismajli është lojtare e Kombëtares Zvicerane të futbollit dhe e klubit Young Boys të Bernës. Ismaljli është shqiptare me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












