Lajme
Kosova, e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.
Gjatë takimit është biseduar për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim nga kabineti i kryeministrit Mustafa, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, kryeministri Mustafa theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.
“Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.
Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi arritjet në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda-s... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë











