Lajme
Kosova e Shqipëria, konsullatë të përbashkët në Strugë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur arritjen e një bashkëpunimi diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka shkruar se tanimë zyrtarisht është marrë vendimi për bashkimin e hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve në qytetin e Strugës.
Cakaj ka thënë se edhe po të duket simbolik ky vendim, është dëshmi se synimi për shërbim diplomatik të përbashkët po vazhdon.
Deklarata e plotë:
Edhe dy fjalë për diçka domethënëse.
Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.
Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi ynë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.
S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













