Sport
Kosova, fitoren e parë e kërkon ndaj Islandës
Përfaqësuesja e Kosovës shpreson se fitoren e parë do ta arrijë të premten ndaj Islandës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e kërkon fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, ndaj Islandës. Pas katër takimeve Kosova ka grumbulluar vetëm një pikë, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka thënë se është koha për fitore. “Mendoj se ka ardhur koha që Kosova të fitojë ndeshjen e parë dhe shpresoj se do të kemi një rezultat të mirë ndaj Islandës. Jam i kënaqur që kemi në ekip Besart Berishën, Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiun”, deklaroi Bunjaki.
Për këtë ndeshje për herë të parë është grumbulluar Besart Berisha. “Është hera e parë që mbaj stërvitje me Kosovën. Stërvitja ka shkuar mirë dhe do të mundohemi të japim më të mirën në këtë ndeshje. Nuk e kam problem të shënoj gola, sepse kjo është puna ime. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Ekipi më ka pritur mirë. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola me Kosovën”, u shpreh futbollisti që po shkëlqen në Australi.
Kapiteni Samir Ujkani është shprehur se duhet të kenë kujdes ndaj Islandës. “Grupi jonë është rritur. Kemi respekt për Islandën, por ne besojmë te një rezultat pozitiv. Duhet të kemi kujdes nga goditjet standarde, pasi janë shumë të rrezikshëm”, theksoi Ujkani.
Milot Rashica është shprehur se ardhja e Besart Berishës mund t’iu ndihmojë shumë. “Jam në formë dhe shpresoj të vazhdojë edhe me Kosovën. Kemi lojtarë të mirë ofanzivë dhe mund të sulmojmë. E kemi mirëpritur Besart Berishën, përvoja e të cilit mund të na shërbejë”, nënvizoi Rashica.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci












