Lajme
Kosova hyn në vitin 2021, “e izoluar”
Vizat për Shqipërinë e Bosnjë e Hercegovinën janë liberalizuar në vitin 2010 e për Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut në vitin 2009. Ndërkohë, shumica e kosovarëve, në 30 vjetVt e fundit, vendet perëndimore i njohin vetëm përmes televizionit. Paradoksalisht, 30 vjet më parë, kosovarët në kuadër të ish-Federatës komuniste Jugosllave kanë mundur të lëvizin pa viza në çdo vend të Evropës dhe shumë vende të tjera të botës.
Kështu, Kosova e nisi dekadën e dytë, ende me regjim vizash. Vendi ka përmbushur kriteret nga viti 2018, por mungesa e luftimit sa duhet i korrupsionit dhe mospajtimet e disa vendeve të bllokut, duket se mbeten ende pengesë.
“Qeveria e re që mund te dalë nga zgjedhjet që janë ne prag,do të duhej të fokusohej jashtëzakonisht shumë që të plotësojë këtë kriter në mënyrë që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u mundësohet lëvizja gjatë viti 2021.
Ndonëse, më duhet të them se personalisht jam goxha skeptik edhe për shkak të pamundësisë tonë për të marrë seriozisht detyrat e caktuara që na parashtrohen nga vendet e BE-së”, thotë Ejup Gojnovci, analist, shkruan euronews, transmeton Albinfo.ch.
Gjashtë muajt e fundit të vitit që kaloi, presidenca e radhës e BE-së u drejtua nga Gjermania. Pritjet e kosovarëve ishin të mëdha. Por tani kur liberalizimi nuk ndodhi, dyshimet janë se vështirë do të ketë heqje të vizave edhe në vitin 2021.
“Tani situata do të jetë goxha komplekse edhe unë mbetem skeptik që edhe viti 2021 do të jetë vit i mbylljes dhe është e padrejtë, natyrisht për qytetarët e Kosovës por edhe BE-në që të mos jetë pak më fleksibile t’ja mundësojë vendit tonë që ta ketë këtë qasje në tregun e lirë të hapësirës shengen”, thotë analisti.
Ndërkohë, hulumtimet e ndryshme të opinionit publik, nuk nxjerrin të dhëna optimiste. Bazuar në një anketë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të publikuar ditë më parë, 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të largohen nga vendi.
Gatishmëria për të migruar është rritur me 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me vitet 2015 dhe 2019.
Statistikat e Eurostatit tregojnë se numri i azilkërkuesve te kosovarët ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2019, në vendet e BE-së, azil kërkuan 2.300 kosovarë kurse në vitin 2015, ishin 73 mijë persona.
Arsyet e largimit janë kryesisht ato ekonomike, politike e shoqërore. Situatë e ngjashme është edhe tek komuniteti serb i Kosovës, vetëm se ata duan të shpërngulen në Serbi. Në një studim që ka kryer Rrjeti i Aktivizmit Qytetar, CSD, rezulton se 67% e serbëve të Kosovës, dëshirojnë të largohen përgjithmonë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













