Kosova
Kosova i kërkon Zvicrës ndihmë në sigurimin e vaksinave
Osmani dhe Konjufca gjatë takimeve të ndara me Wermuth folën për pandeminë
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe Kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth.
Duke e uruar për marrjen e detyrës, z. Wermuth konfirmoi gatishmërinë dhe disponimin e Zvicrës për ta mbështetur Republikën e Kosovës në përmbushjen e reformave.
Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, Presidentja Osmani foli për angazhimin e institucioneve të vendit për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me vendet aleate, duke potencuar raportet e shkëlqyera me Zvicrën.
Ajo theksoi se mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën. Sipas saj institucionet vendore janë të përkushtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.
Theks i veçantë në takim është vënë në menaxhimin e situatës me pandeminë. Presidentja Osmani deklaroi që Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve në mënyrë që kjo sfidë të adresohet me sukses, duke vënë theks të veçantë në mbështetjen për sigurimin e vaksinave.
Edhe kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Po ashtu në takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për situatën e gjithmbarshme në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












