Shkurt.ch
Kosova i kushton 3.3 miliardë euro Bundesverit gjerman
Ndërsa misioni në Afganistan, i filluar në vitin 2002 ka kushtuar deri më tash rreth 7.6 miliardë euro
Misionet e jashtme ushtarake i kanë kushtuar Gjermanisë mbi 17 miliardë euro në njëzet vitet e fundit. Vetëm misioni në Afganistan, i filluar në vitin 2002 ka kushtuar deri më tash rreth 7.6 miliardë, thuhet në një përgjigje që Qeveria Federale i ka dhënë të enjten një pyetjeje të bërë nga fraksioni i majtë në parlamentin gjerman.
Pas misionit në Afganistan, në vendin e dytë për nga kostoja është misioni gjerman në kuadër të Kfor-it, në Kosovë, i cili nga viti 1999 e deri më tash ka kushtuar rreth 3.3 miliardë euro, shkruajnë “Hanower Zeitung”, “Berliner Umschau” etj.
Aktualisht në misione ushtarake jashtë vendit janë 6200 ushtarake gjermanë. Vetëm në Kosovë janë rreth 700 sish ndërsa në Afganistan 4300.
Shuma e përmendur përfshin koston e të mirave materiale dhe shtesat në pagesat për shërbimet jashtë vendit. Ndërkaq, aty nuk është përfshirë kostoja e personelit.
Por krahas shpenzimeve të karakterit ushtarak në këtë shumë përfshihen edhe ato të ndihmave humanitare që shkojnë përmes Bundesverit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












