Kosova
Kosova-Izraeli: Masa të rrepta sigurie, mbyllen rrugë të Prishtinës
Të dielën, pra sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit. Për shkaqe sigurie, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë.
“Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia do të zbatojë edhe një urdhër operativ për të rritur sigurinë jashtë stadiumit.
Këto janë masat që ka marrë:
- Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,
- Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,
- Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,
- Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,
- Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit, e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj.
- Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.
- Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.
- Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
- Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.
Ndërkohë ka vënë më rreptësisht në zbatim edhe masat për brenda stadiumit.
- Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.
- Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.
- Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).
Po ashtu Policia e Kosovës ka treguar edhe një herë që nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit pavarësisht madhësisë, shishet e plastikës pavarësisht madhësisë, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), ombrella, armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.), kamera profesionale dhe video kamera, çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e parkingut në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeqytetit.
Të premten në mbrëmje futbollistët e kombëtares së Izraelit kanë arritur në Kosovë, nga aeroporti deri në hotel janë përcjellë me masa të shtuara të sigurisë.
Edhe gjatë stërvitjes së të shtunës të njëjtët kanë qenë të shoqëruar në vazhdimësi nga ekipet e Policisë së Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
Jeta në Zvicër
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë Spekulimet janë të shumta se ka informacione të reja rreth masakrës së Chevaline 12 vjet më...
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës
-
Festivali i Filmit i Cyrihut vendos rekord të audiencës