Sport
Kosova krenohet me Majlindën
Majlinda konsiderohet edhe si sportistja më e suksesshme shqiptare dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. Me medaljen e saj u krenuan të gjithë, kurse nuk munguan as urimet nga politikanët
Majlinda Kelmendi edhe një herë ka bërë krenar popullin e saj, derisa fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, që vlerësohet gara më e fortë e xhudos për vitin 2017, shkruan albinfo.ch.
Majlinda konsiderohet edhe si sportistja më e suksesshme shqiptare, derisa nuk e ka ndërmend të ndalet.
Me medaljen e saj u krenuan të gjithë, kurse nuk munguan as urimet nga politikanët.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për suksesin në Paris ekipin e xhudos kosovare, duke thënë se xhudo dhe sporti kosovar po shndërrohen në shtyllat më të forta të identitetit tonë shtetëror. “Majlinda, Nora, Distria dhe Akili, me sukseset e tyre na bën krenarë edhe në Paris. Xhudo dhe sporti kosovar po shndërrohen në shtyllat më të forta të identitetit tonë shtetëror. Urime sportistëve, trajnerëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Majlinda Kelmendi për herë të katërt radhazi ka rrëmbyer medaljen e artë në Paris, kurse Distria Krasniqi mori të bronztën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, për të uruar Majlinda Kelmendin, që raftit të saj të medaljeve ia shtoi edhe një nga Parisi, derisa edhe njëherë e ngriti emrin dhe flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë. “Majlinda e Artë edhe në Paris. Distria e bronztë! Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!”, ka shkruar Mustafa.
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Nestlé kërkon falje pas tërheqjes më të madhe të formulës për foshnje në historinë e saj Markat e njohura si Beba dhe formulat e specializuara duke përfshirë Alfamino janë ndër ato të... -
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër -
Negociatat me BE-në për mbrojtjen e pagave mbeten të bllokuara











